
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve komentoi protestën e sotme të Partisë Demokratike.
Sipas tij, sa herë që Sali Berisha thirret në SPAK, PD-ja bën protesta, shkruan A2.
“Shqiptarët e dinë që nga viti 1998, kur Kuvendi i hiqte imunitetin Sali Berishës, janë thirrur protesta. Kur i hiqej viza amerikane, PD digjte mandatet. Në 2023, prapë protesta. Edhe sot, kur zotëria thirret si person që ka dijeni”, tha Balla.
“Këta dashnorët e drejtësisë së re, kur bie fjala për kërkesa ndaj kundërshtarëve, ta marrin dhe ta tundin kërkesën në sy. Thonë ky është filani, ky është filani që është thirrur", shtoi Balla.
(A2 Televizion)
