Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

Nga Armand Bajrami
17 Nëntor 2025, 13:14 | Politikë

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

Shtyhet për më 2 dhjetor seanca paraprake për Erion Veliajn. 

Shkak u bë kerkesa e avokatëvë të kryebashkiakut për t’u njohur me aktet.

Më herët, u mësuar se kryebashiaku Erion Veliaj kërkoi një laptop në qeli.

Përmes avokatëve të tij, gjatë seancës paraprake Veliaj ka kërkuar një kompjuter në qeli me qëllim që t'i lexojë vetë të gjitha aktet e dosjes, shkruan A2.

Më tej, avokatët kanë kërkuar kohë shtesë për t'i dhënë mundësi klientit të njihet me gjithë dosjen.

Kërkesa ka ngjallur reagim të prokurorit Ols Dado, i cili ka deklaruar se i pandehuri pretendon publikisht se po i zvarritet gjykimi, ndërkohë që në seancë heziton t'i nënshtrohet gjykimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos