Partia e re e Alibeajt, Paloka: Si gjithë të tjerat që sponsorizohen nga qeveria

Nga A2 CNN
26 Tetor 2024, 20:29 | Politikë

Edi Paloka komentoi në “Of the Record” me Andrea Dangllin edhe partinë e re që u krijua nga Enkelejd Alibeaj dhe disa deputetë të tjerë.

Për kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, këto parti të reja financohen nga mazhoranca me synimin e vetëm për të përçarë votën e demokratëve në zgjedhje

“Në 30 vite kanë dalë nja 20 parti të tilla që janë sponsorizuar nga pushteti. Kanë dalë kur kemi qenë në opozitë. Kanë dalë që të marrin vota dhe të pamundësojnë fitoren e PD në zgjedhje. Nuk është një fenomen i ri”, tha Paloka.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD foli dhe për protestën e radhës më 29 tetor, e cila ka në skenarin e saj bllokimin e disa prej akseve kryesore rrugore të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos