Aktivistja Evi Kokalari e ftuar në A2 bëri një koment të vizitës së kryeministrit Rama në Nju Jork dhe takimit të tij me bashkatdhetarët.
Kokalari u shpreh se vota e diasporës po merret peng, teksa shtoi është dakord kur thotë se PD u rrëmbye nga komunistët.
“Diaspora ka ankesa për Edi Ramën. Nëse dikush e beson se po e bën këtë për demokraci, nuk besoj se kjo është e vërtetë. Mua më duket se kjo është diçka e bërë, diçka e kryer. Kishte disa që kishin aksent të Shqipërisë. Ata po marrin peng diasporën me njerëz që nuk kanë lindur në Shqipëri. Vota e diasporës duhet vetëm për ata që kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar jashtë. Rama ka të drejtë kur thotë se PD e morën peng komunistët. Ishte një ndër ata që fliste kundër qeverisë. Rama ka qenë me PD ka dashur të ndryshojë pushtetit këto janë fakte. Sali Berisha ka pasur një ndjenjë admirimi për komunistët. Por ka një mundësi që Berisha të jetë më komunist se Rama”, tha Kokalari. (A2 Televizion)