Rama godet partitë e reja: Kërkojnë të futen në valle dhe pastaj bëhen grabitqare, imitime të LSI-së

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 09:09 | Politikë

Rama godet partitë e reja: Kërkojnë të futen në valle

Në rubrikën e tij në rrjetet sociale “SY m’SY”, kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi krijimin e partive të reja në skenën politike shqiptare. Ai u shpreh se është “kandidati më i ri dhe më i vjetër”, duke iu referuar energjisë dhe eksperiencës që sipas tij bashkohen në listat e Partisë Socialiste.

“Duhet një parti e re?” – citoi Rama njw komentues, duke shtuar se Shqipëria nuk ka nevojë për “imitacione të një partie që deri dje ishte e treta e vërteta, e sot është bërë barrë dhe hall”.

Ai i cilësoi këto parti të reja si “shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”.

“Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, në kuptimin e energjisë. Në listat e PS-së gjen më të rinjtë dhe ata me eksperiencë. “Duhet një parti e re?” imitacione të një partie që ishte e treta dhe e vërteta deri dje që u bë barra dhe halli i shqiptarëve, për këto nuk ka nevojë Shqipëria, pasi janë vetëm shëmbëlltyre që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos