Tritoli në Elbasan, shpërthen banesën e tij për të kërkuar azil

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
1 Maj 2025, 12:15 | Kronikë

Tritoli në Elbasan, shpërthen banesën e tij për të

Banorë të lagjes Partizani në qytetin e Elbasanit janë tronditur nga një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e së mërkurës.

Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të një pallati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm pranë banesës ku është vendosur, por edhe tek banesat e tjera të pallatit. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.

Por kanë mjaftuar pak orë që policia të zbulojë ngjarjen dhe të deklarojë se shpërthimi është sajuar nga vetë pronari i banesës, i identifikuar si Arbër Pepa, me qëllim që ta përdorte ngjarjen për të kërkuar azil politik në vendet e BE-së.

Nga verifikimet ka rezultuar se lënda shpërthyese është vendosur nga nipi i Arbërit, ndërsa ky i fundit, së bashku me familjen e tij – bashkëshorten dhe djalin – ishin larguar në drejtim të Greqisë.

Edhe pse një ngjarje e sajuar, dëmet janë konsiderueshme edhe për banorët e tjerë të pallatit. Sakaq, policia e Elbasanit ka nisur kontaktet me policinë greke për gjetjen dhe ndalimin e Arbër Pepës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos