Te Universiteti i Arteve në Tiranë po mbahet ekspozita SUBSTANCE In Memorium, e piktorit Ali Oseku.
Nga fotografitë e siguruara, në ekspozitë ka marrë pjesë edhe kreu i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi dhe Av. Arben Muça, i cili ka qenë edhe pedagog në këtë universitet.
Nga pamjet shihet qartë se me dhjetëra të pranishëm po shijojnë artin e sjellë nga piktori, në ekspozitën në fjalë.
Deputeti Dashamir Shehi, gjatë një fjale jashtë vëmendjes së mediave, tha se të tilla evente duhet të jenë më shpesh të pranishme në kryeqytet dhe jo vetëm. (A2 Televizion)