Dyshohet se i vuri tritol banesës së tij për të përfituar azil, shoqërohet në polici Arbër Pepa

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 13:44 | Kronikë

Dyshohet se i vuri tritol banesës së tij për të

Është shoqëruar pak më parë nga policia Arbër Pepa, i cili dyshohet se inskenoi me nipin një shpërthim lënde plasëse pranë banesës së tij në Elbasan.

Nga hetimi i kryer, rezultoi një inskenim i ngjarjes, për shkak të planit të thurur nga xhaxhai dhe nipi për të përfituar Arbër Pepa dokumente në BE.

Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të një pallati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm pranë banesës ku është vendosur, por edhe tek banesat e tjera të pallatit. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.

Por kanë mjaftuar pak orë që policia të zbulojë ngjarjen dhe të deklarojë se shpërthimi është sajuar nga vetë pronari i banesës, i identifikuar si Arbër Pepa, me qëllim që ta përdorte ngjarjen për të kërkuar azil politik në vendet e BE-së.

Nga verifikimet ka rezultuar se lënda shpërthyese është vendosur nga nipi i Arbërit. Edhe pse një ngjarje e sajuar, dëmet janë konsiderueshme edhe për banorët e tjerë të pallatit. Sakaq, policia e Elbasanit ka nisur kontaktet me policinë greke për gjetjen dhe ndalimin e Arbër Pepës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos