“Ra boria e parë e humbjes!” Rama reagon pas rezolutës së PPE: Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe, aty filloi avazi

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 08:45 | Politikë

“Ra boria e parë e humbjes!” Rama reagon pas rezolutës

Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj rezolutës së një dite më parë të PPE për situatën politike në Shqipëri.

Rama u shpreh se këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi, ndërsa theksoi se këto zgjedhje do të jetë një strukturë mbi palët për mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe fushatës.

“Dje ra boria e parë e humbjes. Në një mbledhje diku në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi. Filloi avazi, blerje vote me lekë dhe me kanabis, punësime elektorale, prokurime favorizuese, abuzime me detyrën me median. Domethënë, një mal me broçkulla sa herë ka pasur zgjedhje dhe sa herë ka pasur humbje.

E reja e këtyre zgjedhjeve, kemi një strukturë SPAK që është në terren dhe është edhe në zyrë, i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve, që ma ha mendja mua janë lum duke lexuar këtë fletërrufe. Jam shumë i qartë sesi zhvillohet e gjitha, por tashmë kemi një institucion që është mbi palët dhe le t’i shohë se ku janë votat në këmbim të kanabisit”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos