Vrasja e Renato Hoxhës në Vlorë, Eris Mehmeti flet para policisë: Tregon kujt ja kishte dhënë makinën

Nga Edi Ruçi
1 Maj 2025, 12:44 | Kronikë

Vrasja e Renato Hoxhës në Vlorë, Eris Mehmeti flet para

Eris Mehmeti, përpara oficerëve të policisë, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë, më 27 prill.

Megjithatë, përballë faktit se automjeti është në pronësi të tij, ai e ka pranuar këtë, duke deklaruar në polici se makina është e njëjtë me atë që zotëron.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se automjetin ia kishte lënë për përdorim një miku të tij, pasi ky ia kishte kërkuar, dhe se nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur më pas makina, mëson A2 CNN.

Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhës”.

Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis, ndaj po zhvillohen hetime edhe në këtë drejtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos