Pas ndryshimeve në qeveri, Rama menjëherë në Presidencë, takon Begajn

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 15:14 | Politikë

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama menjëherë në

Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Presidencë.

Takimi i tij me kreun e shtetit Bajram Begaj ka zgjatur rreth 20 minuta ku i ka dorëzuar dekretet për ndryshimet e reja.

Begaj ka qenë në zyrë që në mëngjesin e sotëm dhe duket se ka qenë në dijeni për ndryshimet që kryeministri kishte planifikuar të bënte në kabinetin qeveritar.

Ndryshimet e qeverisë

Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos