Rama me ndryshime në qeveri, ja kush zëvendëson Lindita Nikollën, ikën Balla, Peleshi, Mete dhe Çuçi

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 14:08 | Politikë

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte rezervuar edhe ndryshime në qeveri.

Detyra e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk zgjati shumë. Ai është larguar nga Rama nga ky post dhe e ka propozuar si Ministër i Shtetit. Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me largimin e Lindita Nikollës ka marrë detyrën e rëndësishme si kryetare Kuvendi.  Si zëvendës i Ballës në ministrinë e Brendshme është caktuar Ervin Hoxha.

Gjithashtu, Rama ka larguar edhe Bledi Çuçin si kreu i grupit parlamentar dhe këtë përgjegjësi ia ka deleguar Niko Peleshit. Ndërkohë, pas detyrës së re që ka marrë Peleshi, vendin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Piro Vëngu.

Gjithashtu, Ervin Mete nuk do të jetë më ministër i financave, por Petrit Malaj. 

Ndryshimet e qeverisë

Kryetar Kuvendi
Ikën
Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos