Nga tetori supermarketet do të jenë të detyruara që çmimet e ushqimeve të shportës t’i vendosin online në platformën digjitale “Pasqyra e çmimeve. Kryeministri Rama i paralajmëroi supermarketet që nuk do ti lërë të përfitojnë në kurriz të qytetarëve për ushqimet bazë.
Supermarketet do të duhet që të bëjnë gati listën e ushqimeve së bashku me çmimet për t’i vendosur në platformën e re digjitale “Pasqyra e Çmimeve”.
Një detyrim i vendosur nga qeveria shqiptare. Kryeministri u kërkoi përfaqësuesve të bizneseve që ka ardhur koha që të fitojnë më pak, që të gjithë të kenë mundësi financiare për të blerë ushqimet bazë.
Kapitalizmi ja vështirëson qeverisë të vendosë çmime tregu, por nuk e pengon të pranojë që në Shqipëri çmimet e shportës janë më lart se në vendet e tjera.
Në fund Rama ua bënë të qartë përfaqësuesve të supermarketeve që do të jetë në të mirën e tyre që të bashkëpunojnë me qeverinë. Por pyetja që mbetet, vendosja e çmimeve online a do të ulë çmimin e produkteve? (A2 Televizion)