PD dhe PSD e Tom Doshit braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, zbardhen arsyet që çuan në këtë vendim

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 18:49 | Politikë

PD dhe PSD e Tom Doshit braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej, pasi PSD dhe PD braktisën sallën duke bërë që të mos jetë kourumi i duhur.

Pasi u miratuan vetëm pikat e para të rendit të ditës që lidhen me shtresat sociale, anëtarja e këshillit Marin Duhani e PSD bëri të ditur se social demokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje, shkruan A2 CNN. Pas një pushimi 5 minutësh të njëjtin vendim morën edhe këshilltarët demokratë.

Marina Duhani     Anëtare e Këshillit Bashkiak, PSD

Irena Shestani      Kryetare e grupit të këshilltarëve të PD

Muarrem Shkjau     Anëtar i Këshillit Bashkiak

Ndërkohë këshilltarët e majtë e cilësuan si të dëmshëm këtë vendim për braktisjen e mbledhjes.

Linda Kavaja   Anëtare e Këshillit Bashkial PS

Alma Mehmetaj    Anëtare e Këshillit Bashkiak PS

Vjollca Petani    Anëtare e Këshillit Bashkiak PS

Edmond Ndou    Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PS

Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak, një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës ishte dhënia e një sipërfaqe të madhe të rërës në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes Bio Strajca sh.a, me qëllim që shezllonet në këtë sezon veror t’i vendosë kjo shoqëri aksionere e administruar nga bashkia dhe jo më privatët apo operatorë turistik siç ka qenë më përpara.

Kjo braktisje e mbledhjes së këshillit bashkiak nga PSD duke lënë të vetëm të majtët, vjen edhe pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonal të PSD në qarkun Shkodër, përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në total në rendin e ditës ishin 18 pika, teksa u miratuan vetëm të parat si fondi 6% për shkurtin dhe marsin, qiraja e banesave sociale, strehim emergjent i një familje dhe një ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri në një familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos