PD kërkon zyrtarisht heqjen e mandatit të deputetit për Vullnet Sinën

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 12:12 | Politikë

PD kërkon zyrtarisht heqjen e mandatit të deputetit për Vullnet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend mocionin për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Siç bëhet e ditur, në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, "se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit."

Grupi i PD-së e akuzon deputetin socialist se nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit. Sipas tyre, përmes 9 transaksioneve, kompanitë në pronësi apo në bashkëpronësi të Sinës kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.

Nga ana e tij, Sina në një reagim në mediat sociale shpjegon se që nga viti 2017 ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve të tij dhe se i është përkushtuar vetëm politikës. 

Deputeti socialist theksoi se nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit as kur nuk ka qenë deputet as pasi u zgjodh si ligjvënës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos