“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 11:32 | Politikë

“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi në rrjetet sociale pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetarit Niko Peleshi.

Për Bardhin, Niko Peleshi tashmë ka hyrë në histori, pasi për vetëm 1 muaj në detyrë, u kërkua dorëheqja e tij.

“Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.

Ai hyri tashmë në historinë e parlamentarizimit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. U zgjodh me 85 vota e u mbajtë në detyrë me 79 vota një muaj më vonë.

Këtë arritje historike në vetëm 1 muaj mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos