
Damian Gjiknuri ka parashtruar në Kuvend të gjitha motivet përse nuk duhet të shkarkohet kryetari Niko Peleshi, një kërkesë kjo nga 36 deputetë të opozitës.
Gjiknuri foli për dy seanca e para të Kuvendit, ku ngrihen dhe pretendimet e opozitës dhe tha se Peleshi bëri të pamundurën përballë kaosit.
“Këshilli i Mandateve të mori në shqyrtim kërkesën e PD. E shqyrtoi me seriozitet dhe u zhvilluan 3 seanca ku u debatua, u paraqitën prova. Pretendimet qëndronin në 3 drejtime, e para përse u ndryshua rregullorja për formimin e komisioneve, e dyta ndërprerja e seancës dhe fjalës së deputetëve të opozitës dhe e treta përse nuk u diskutua për programin qeveritar. Duhet të respektojmë rregullat e shtëpisë. Le të shërbejë ky votim kundër shkarkimi të kryetarit si një mësim i mirë. Të mos ofendohet tjetrit. Të qëndrojmë brenda vokabularit politik. Peleshi ka bërë maksimumin. Ai është natyre e qetë dhe kërkon të fusë shumë njerëz në debat. Pozicioni i tij i vështirë kur kaosi mbizotëror, mbrojti rendin kushtetues. Ta mbështesim kryetarin me votë për respektimin e rregullores. Të respektojmë shtëpinë tonë, të respektojmë rregulloren”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)
