“Për shpirt…”, Kryetarja e Kushtetuteses-Veliajt: Ju si e konsideroni veten, jeni në detyrë apo jo

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 12:15 | Politikë

“Për shpirt…”, Kryetarja e Kushtetuteses-Veliajt: Ju si

Gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja e këtij institucioni Olta Zaçaj i ka kërkuar Erion Veliajt se si e ndjen veten ai, sikur është në detyrë apo jo.

Veliaj e cilësoi veten si brenda një absurdi, apo një romani të Kafkës, ku një strukturë e shtetit e mban në IEVP Durrës, teksa tjetra e pyet se përse nuk është në detyrë.

Megjithatë, Veliaj shtoi se puna në Tiranë vijojnë dhe asnjë procedurë nuk është penguar.

‘Për shpirt do të doja të isha në detyrë, dhe jo të delegoja detyrë. Punët vazhdojnë në Tiranë. Asnjë procedurë nuk është penguar prej meje. Një strukturë më mban në burg, një strukturë tjetër më thotë përse nuk je në detyrë. Duhet të kemi kujdes, pasi mund të kthehet në precedent. Unë për momentin jam në një roman të Kafkës’, tha Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos