"Periudhë prove për vendet aspiruese për në BE", Rama: Propozimi i Kos ka qenë ideja ime

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 11:52 | Politikë

"Periudhë prove për vendet aspiruese për në BE",

Kryeministri Edi Rama deklaori se e mbështet propozimin e komisioneres Marta Kos, sipas së cilës, shtetet që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian, mund të kenë një periudhë prove.

“Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara dhe i qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy palëve atë që u duhet, pa i krijuar probleme njëri me tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve... Ata duan të njëjtën gjë, por kanë një frikë. Duke qenë 27, kanë vështirësi në marrjen e vendimeve. Tani thonë ata, imagjino të bëhemi 28, 29, 32... se sa më e vështirë mund të bëhet pavarësisht se ne si ballkanas, mendoj se sot jemi më të qetë sesa ata që janë ballkanizuar ndërkohë", tha Rama, shkruan A2.

"Kjo është arsye e mjaftueshme për të gjetur rrugë të ndërmjetme që është pozitive për të dyja palët. Ne kemi bërë propozime konkrete, jemi gati të marrim pjesë në çdo diskutim. Kjo nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh, por me marrëveshje. Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë. Kështu që, e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar sepse edhe me Komisioneren ia kam thënë edhe këtë, dhe e kam përsëritur pavarësisht se kam dëgjuar nga disa që nuk janë më sot që kanë thënë se na duan në BE edhe me veton. Ne po iu themi se si mund ta adresojmë këtë dhe të jemi bashkarisht në këtë tryezë dhe të mos kemi asnjë shqetësim", shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos