Petro Gjikuria, biznesmen i njohur në Himarë do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e 4 gushtit.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike është rënë dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria.
Pavarësisht se prej ditësh ishte përfolur emri i Petro Belerit, djali i Afred Belerit për të qenë kandidat, dy forcat politike nuk kanë rënë dakord për të qenë ai kandidati për Himarën. (A2 Televizion)