
Banorët e Poliçanit dolën në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Beratit, në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale. Në shenjë demostrative kundër këtij vendimi, banorët dogjën dhe kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.
Ata firmosën një peticion dhe kërkuan që Poliçani të mbetet bashki më vete, duke e cilësuar reformën si një kërcënim për të ardhmen e qytetit. Sipas tyre, shkrirja e Bashkise së Poliçanit do të dëmtojë qytetin duke i shtyrë drejt largimit, si pasojë e mungesës së shërbimeve.
Protesta u mbyll me dorëheqjen publike të kryetarit të PS-së së Poliçanit, Erion Zylyftari, i cili e cilësoi vendimin për prekjen e bashkisë si një padrejtësi ndaj qytetarëve. (A2 Televizion)