Presidenti Begaj, vizitë 2-ditore në Kosovë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2024, 08:25 | Politikë

Presidenti Bajram Begaj u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë, gjatë së cilës do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj do të nderojë gjithashtu ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.

“Jemi të vetëdijshëm se kauza e Kosovës nuk ka përfunduar, por jemi të palëkundur në bindjen tonë se realiteti, Republika e Kosovës, e pavarur dhe sovrane, është e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme", është shprehur Presidenti më herët gjatë vizitës së 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos