Për analistin Ben Andoni problemi i pronës në zonën e Himarës është i paszgjidhshëm dhe për këtë gjë fajësoi të dyja palët politike që kanë qenë në pushtet.
Në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë në qytetin bregdetar në mes të sezonit turistike, Andoni u shpreh se do të donte një kandidat të zonës, teksa lëshoi kritika për të dy personat në garë.
“Do të doja një kandidat të zonës së Himarës. Himara është e madhe, ka hapësirë të madhe. Nga ana demografike është e koklavitur, por që gjithçka që arriti me Belerin, nuk është se ka ndonjë interes. Uroja që dy partitë kryesore të gjenin gjuhën për një kandidat. Problemi i pronës është i paszgjidhshëm e prishi PD, e shkatërroi PS. Uroj që politika t’i mbajë duart larg nga Himara dhe më vjen keq që krijuan një problem etnik. Në këto zgjedhjet nuk ka asgjë të veçantë, Beleri e ka shfryrë. Nuk më pëlqen Tavo që ka marrë njerëz”, tha analisti Andoni. (A2 Televizion)