Sali Berisha niset për SPAK: Rama ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 11:43 | Politikë

Sali Berisha niset për SPAK: Rama ka zgjedhur mënyrën

Sali Berisha ndaloi para gazetarëve poshtë banesës së tij, pak çaste para se të nisej për në SPAK, siç raporton A2.

Në një deklaratë të shkurtër, Berisha u shpreh: “Jam më i motivuar se kurrë për fitore. Trillim fund e krye. Është një vendim politik i Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do t’ia djegim”.

Kur u pyet nëse PD ka kandidat rezervë për kryeministër nëse gjërat shkojnë keq, Berisha u përgjigj: “Këtë do Edi Rama. Por, nuk do mund t’ia caktojë dot kurrë kandidatin, as kryetarin kësaj partie. Sot, jemi forca politike më sovrane”.

Në SPAK, aty ku pritet t'i komunikohet akuza, janë grumbulluar dhjetëra simpatizantë të Sali Berishës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos