Protesta te Kuvendi, nisin shoqërimet e para

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 10:09 | Politikë

Protesta te Kuvendi, nisin shoqërimet e para

Kanë nisur shoqërimet e para të protestuesve nga ana e policisë.

A2CNN mëson se deri tani janë shoqëruar 3 protestues.

Efektivët e policisë janë të vendosur në të gjitha kryqëzimet, për të mos lënë protestuesit që të afrohen te Kuvendi.

Protestuesit u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” në orën 08:30 dhe u nisën drejt Parlamentit, para të cilit u grumbulluan rrëth orës 09:00.

Protestuesit kanë marrë masa, duke u pajisur me maska për të përballuar gazin lotsjellës dhe sprajin me piper, shkruan A2.

Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos