Opozita shpalosi një nga 77 mënyrat e mosbindjes civile gjatë së enjtes, e cila u zhvendos nga parlamenti te bashkia, e më pas u kthye sërish para sallës së ligjvënësve.
E teksa revolta e deputetëve të përjashtuar u shua shpejt nga masat e forta të gardës para parlamentit, opozitarët që protestonin përpara bashkisë e zhvendosën qëndresën e tyre dhe u bashkuan para Kuvendit.
Përballja me policinë u bë më e fortë dhe pati përplasje mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës që udhëhiqnin turmën, shkruan A2.
Në skenë dolën dhe forcat e policisë me skafandër, të cilët morën goditje të panumërta nga protestuesit. (A2 Televizion)