Socialistët dhe opozitarët u bënë bashkë kundër kreut ende në detyrë të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt.
Me shumicën e votave të anëtarëve dhe mes debateve Veliaj është një hap larg shkarkimit nga detyra.
Pavarësisht bashkimit të votave këshilltarët e opozitës dhe mazhorancës kishin qasje të ndryshme në mbledhje, shkruan A2 CNN.
Retorika e opozitarëve se kishin qenë ata të parët që kishin kërkuar shkarkimin e Veliajt dhe se mazhoranca po shkonte te qëndrimi i tyre mori përgjigje nga këshilltari dikur i Partisë së Lirisë, por tashmë i rreshtuar me socialistët.
Në mbledhjen, që u cilësua prej shumëkujt si më e rëndësishmja, mungonin këshilltarët që njihen si besnikë e Veliajt, Gazmend Paja dhe Joleza Koka. Pavarësisht këtyre mungesave zëri i Veliajt u përcoll nëpërmjet një tjetër bashkëpunëtori të tij, Aldo Merkoçi, i cili nuk ishte dakord me qëndrimin e shumicës së anëtarëve.
Tashmë Erion Veliajt është në duart e Edi Ramës, do të duhet edhe firma e kreut të qeverisë që ai të konsiderohet ish-kryebashkiak. Nga ana tjetër Veliajt pritet që të shkojë edhe në Kushtetuese, pasi në ditët e fundit ka kundërshtuar qëndrimin e ish-bashkëpunëtorëve të tij për ta shkarkuar nga detyra. (A2 Televizion)