PS fiton Kombinatin, Gonxhja: Jemi rritur nga 2021, morëm 54.5% të votave

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 17:01 | Politikë

PS fiton Kombinatin, Gonxhja: Jemi rritur nga 2021, morëm 54.5% të

Drejtuesi politik i PS për njësinë administrative nr.6 në kryeqytet, Blendi Gonxhja në një deklaratë për mediat ka njoftuar fitoren e mazhorancës në zonën e Kombinatit.

Ai u shpreh se socialistët në Kombinat ia kanë dalë të thyejnë rekordin e votave të vitit 2021, duke marrë 54.5%, pavarësisht rënies në pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës.

Është një ditë e bukur për ne socialistët e Kombinatit. Sepse rikonfirmohet si njësia bashkiake me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane që kanë dendësinë më të madhe të popullsisë me diference prej 6% me mesataren e këtyre njësive dhe diferencë 7% me mesataren e qarkut.  Po njoftojmë fitoren e PS në kombinat që nuk është një nga zonat më lehta në kryeqytet, sepse ka pasur problematika dhe halle që lidhen me Rindërtimin. Ne kemi pasur një rënie të numrit të votuesve për shkak se nga Kombinati, nga njësia 6 shkojnë drejt njësisë 14, disa mijëra votues me pasaportizimin atje, pasi ajo njësi është krijuar nga njësia 6. Dhe kemi pasur mbi 4 mijë votues të cilët nga censuset tona janë shumica socialistë, që janë te njësitë e tjera. Nga pikëpamja e pjesëmarrjes e dinim që do të kishim një rënie. Rënia në pjesëmarrje në rastin tonë është përkthyer në një bojkot të opozitës. Jemi më mirë edhe se viti 2021. Jemi në 54.5% kur kemi qenë 53.5% si PS në 2021. Jemi në rritje shumë të rëndësishme krahasuar dhe me njësitë e tjera bashkiake. Kemi regjistrim të lartë nga njësia 6 për Diasporën dhe rezultatin e presim tani. Ne kemi regjistruar gati mbi 5 mijë bashkëkombës në nivel kombëtar, gati 2  mijë në rang qarku dhe mbi 1500 në rang njësie. Të gjitha këto bashkë bëjmë që të jemi shumë krenarë”, tha Gonxhja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos