Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do të respektohet. “PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve. Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve, në Valencia Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurorime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës. Ai, ju garantoj unë ju, se nuk ka akt dhe gjë në botë që nuk do ndërmarrë për të mbajtur karrigen sepse është zhytur në krime të tmerrshme. Ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha", tha Berisha në konferencë për mediat. “Këtë betejë, ai që e nisi, edhe do ta bitisi”, shtoi ai.
Ai akuzoi dy nga drejtuesit më të lartë të SHISH, zëvendësdrejtorët e këtij institucioni, se u përfshinë në zgjedhje. “Morën javë më parë me regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan duke shkelur ligjin dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë këto krime elektorale”, tha ai. (A2 Televizion)