Gazetari Mentor Nazarko ka shpjeguar ën Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se pse Shqipërisë i duhet një qasje më autoritare për të çuar përpara reformat. Duke iu referuar periudhës së Mbretit Zog, Nazarko tha se në vetëm një dekadë u ndërmorën reforma themelore që, sipas tij, vazhdojnë të kenë ndikim edhe sot.
“Duhet të kthehem tek Zogu. Pse tek Zogu? Se në 10 vjet ai propozoi dhe jetësoi reforma me karakter themelor në ato që janë aspektet kryesore të shtetit, të qeverisjes, të ekonomisë, të politikës së jashtme, të politikave urbane, të institucioneve të drejtësisë, të burimeve njerëzore, të cilat edhe sot vazhdojnë e ruajnë të jehonën e tyre. Domethënë institucionet e drejtësisë që ishin të qëndrueshme, ato të policisë, prirje centralizuese, prona, ligji i vitit 1923 dhe pastaj kodi penal, kodi civil i 1929-s, sipas modelit francez, politika e jashtme, politika rajonale, zhvillimi i blegtorisë, pra janë shumë elementë me të cilat duhet të krahasohen jo pa qëllim”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN .
Në këto kushte sipas Nazarkos, Shqipëria si një vend me nivel të ulët zhvillimi ekonomik dhe institucione ende të brishta, ka nevojë për një qasje më autoritare në qeverisje për të realizuar reforma të thella shtetformuese.
“Unë u referova, por jo në mënyrë shfajësuese, nevojës që një vend i varfër dhe i pazhvilluar si ky yni që hyri 91shin, pra me nivel të ulët zhvillimi ekonomik, jo më kot ju referova nevojës për një qasje autoritare, sepse duhet të besoj sipas një teoricieni, që vendet që kanë GDP apo kanë të ardhura për frymë të ulëta, apo që i nënshtrohen forcave centrifugale ë të rëndësishme, ndikimi të huaj e tjera e tjera. Ka nevojë për një qasje të tillë. Pra më autoritare”.
Por sipas tij edhe pse Rama i ka pasur më shumë mundësitë sesa mbreti Zog, bilanci është shumë negativ, sepse sipas itj emjata dhe pS nuk ka as fuqi dhe as vizion.
“Ndonëse PS-ja, Rama për shkak të një opozite të dobët, për shkak të mbështetjes ndërkombëtare e ka patur mundësinë që të realizojë, të jetësojë jo në 10 vjet sa Zogu që kishte gjithë ata armiq dhe s'kishte rrethana. Problemi është që bilanci, është shumë negativ dhe ajo që po ndodh protesta e ka vendosur përballë asaj dileme se gjithçka ka arritur. nëse ka arritur apo jo, mund të zhbëhet ë për shkak se protesta ka një fytyrë që është ajo e sheshit, por ka një fytyrë tjetër që është ajo brenda shoqërisë. Protesta ekziston në shoqërinë, në të gjithë poret e shoqërisë. Ajo duhet adresuar me qasje reformatore. Ka fuqi PS-ja, ka fuqi e majta që ta adresojmë me qasje reformatore këtë vullnet të shoqërisë? Unë mendoj që nuk e ka. S'ka as fuqi. S'ka as vizion”.
(A2 Televizion)