
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me disa deklarata të gazetarit Shpend Gashi me mbishkrimin: “Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash…”, duke ironizuar qëndrimet e gazetari ndër vite.
Sipas videos së shpërndarë nga kreu i qeverisë, në disa raste shihet prirja politike e Gashit me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, ndërsa në disa video të tjera, deklaratat e gazetarit gjatës protestës 24 ditore, distancohen nga politika 35-vjeçare.
(A2 Televizion)