Rama: Lejet e ndërtimit nuk janë favore, por të drejta zhvillimi

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 17:32 | Politikë

Rama: Lejet e ndërtimit nuk janë favore, por të drejta zhvillimi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në sheshin “Skënderbej” para punonjësve të Bashkisë Tiranë, deklaroi se lejet e ndërtimit nuk janë favore dhe as privilegje, por të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve.

"Kush akuzon pa prova për ryshfet për leje ndërtimi, ose e ka bërë vetë ose do e bënte", theksoi kreu i qeverisë.

“Lejet e ndërtimi nuk janë privilegje, favore që i bën kryetari i bashkisë. Janë të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve së bashku. Cilido që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, thjesht ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë”, deklaroi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos