Rama në 35-vjetorin e PS Tiranë: Asnjë parti tjetër nuk ka atë që kanë socialistët në ADN

Nga A2 CNN
2 Qershor 2026, 19:32 | Politikë

Rama në 35-vjetorin e PS Tiranë: Asnjë parti tjetër nuk ka

Partia Socialiste dega Tiranë ka festuar sot 35-vjetorin e themelimit të saj, në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Në event morën pjesë qindra socialistë, mes tyre edhe një pjesë e konsiderueshme e funksionarëve të lartë të partisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u ndal te historiku dhe identiteti i Partisë Socialiste, duke theksuar se formimi i saj lidhet me një proces reflektimi dhe ndryshimi.

“PS nuk doli si produkt i një krenarie për atë që linte pas, por doli si produkt i një reflektimi lidhur me atë çfarë vinte përpara dhe për këtë arsye, asnjë parti tjetër e krijuar në Shqipëri, lerë ata ‘honxho bonxhot’, që medemek janë akoma kundërshtarët tanë, por asnjë parti tjetër e krijuar në Shqipëri, as partitë e reja, nuk e kanë dot atë që ka PS në ADN e vet, që vjen nga ajo ditë, nga dita e ndarjes dhe e rilindjes për t’u hapur”, u shpreh Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos