"Rama, në alarm për votën e diasporës", Baçi: Ju tregoj arsyen

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 22:36 | Politikë

"Rama, në alarm për votën e diasporës",

Deputeti Luan Baçi, i ftuar në studion e emisionit “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se kryeministri Edi Rama është vënë në alarm nga vota e diasporës, pasi, sipas tij, votuesit jashtë Shqipërisë janë shumica votues të Partisë Demokratike.

“Mazhoranca është në alarm për votën e diasporës. Nëse do ta donin me të vërtetë votën e diasporës, do ta kishin pranuar atë qysh në krye të herës, por u detyruan ta pranonin atë vetëm nga Partia Demokratike. Prandaj vunë edhe kushtin e këtij Kodi Zgjedhor të papranueshëm për ne, për arsye se nuk donin hapjen e listave dhe ishin të gatshëm që ta linin diasporën pa votuar”, tha Baçi.

Sipas tij, “Partia Demokratike ka bërë për votën e diasporës aq sa kishte mundësi, madje ka shkuar deri aty sa të pranonte një Kod Zgjedhor gjysmak, me listë 30% të mbyllur, vetëm që të ishte e disponueshme vota e diasporës”.

“Alarmi i Ramës është mëse i ligjshëm dhe ai e di mirë, pasi janë larguar rreth 1 milion shqiptarë në këto 12 vite. Ata janë larguar jo nga qejfi, por nga halli. Kanë ikur ata që nuk mundeshin të siguronin familjen këtu, kanë ikur ata që kanë qenë kundër kësaj qeverie dhe shumica votues të PD-së. Të jeni të bindur se vota e diasporës do të jetë plebishitare për PD-në”, shtoi Baçi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos