Rama në Madrid, takon homologun spanjoll Pedro Sánchez

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 18:56 | Politikë

Rama në Madrid, takon homologun spanjoll Pedro Sánchez

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Spanjë, ku është takuar me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez. Ky takim i kreut të qeverisë shqiptare vjen një ditë përpara pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid”

“Madrid - Me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez një ditë përpara pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid””, shkruan Rama në Facebook.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja Mirela Kumbaro dhe kryetarët e bashkive Durrës, Lezhë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Ditën e nesërme, kryeministri do të marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të turizmit “FITUR 2024”, organizuar nën kujdesin e Mbreti Felipe VI të Spanjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos