“Rama në shuarje”- Berisha: Negociatat me PL vazhdojnë, këto janë tre propozimet për primaret

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2025, 13:21 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur i bindur se PD do i fitojë zgjedhjet e 11 majit.

Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se kryeministri Edi Rama po shkon drejt ‘shuarjes’ së tij politike, shkruan A2 CNN.

Berisha tha gjithashtu se PD është e hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe negociatat me ta po vijojnë.

Ai shtoi se janë tre propozime për primaret në PD: Një është në rang kombëtar, por sistemi rajonal. Tjetrit është në rang dege dhe i treti është sistemi rajonal, në rang qarku.

Sipas Berishës, mes këtyre tre propozimeve do të pranohet ai që do të vendoset nga forumet e partisë, shkruan A2 CNN.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne jemi të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë, negociatat vazhdojnë, por jemi të hapur për koalicion me PL-në dhe Ilir Metën.

Kur bëhet koalicion, nuk ka diskutim që ndahen edhe ato vendet e sigurta. Kjo nënkupton atë që thoni ju, por si do jetë e sa do jetë, kjo është çështje negociatash.

Sali Berisha vjen në pushtet me mbështetjen masive të shqiptarëve, natyrisht mbështetja ndërkombëtare siç është CDU është një faktor shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin e ardhshëm të saj me qeverinë, por dhe në opozitë kemi pasur bashkëpunim. Unë e bazoj fitoren tek vota e shqiptare dhe unë  e kam paralajmëruar me kohë fitoren, e shoh kudo. Edi Rama është në shuarje. Vini re fushatën e tyre, se si shkon dhe mbush sallat një kriminele, merr nxënësit nga të katër anët e Shqipërisë Ogerta, korba e korrupsionit, merr nxënës nga të 4-anët dhe mbush pallatin e kongreseve. E bën njëlloj si Kim Jong Un i Koresë apo Llukashenko i Bjellorusisë. E bën i tmerr nga fitorja e PD-së.

Nuk dua të prononcohem për nivelin. Janë 3 propozime për primaret. Një është në rang kombëtar, por sistemi rajonal. Tjetrit është në rang dege dhe i treti është sistemi rajonal, në rang qarku. Cila do të pranohet do vendoset nga forumet e partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos