Strehim i refugjatëve jashtë unionit, KE "kopjon" Ramën dhe Melonin për kampet e emigrantëve

Nga Fjorela Beleshi
5 Shkurt 2025, 11:43 | Politikë

Strehim i refugjatëve jashtë unionit, KE "kopjon" Ramën

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Komisioni Europian po shqyrton një propozim të ri ligjor për emigrantët e paligjshëm, që emigrantët të vendosen në kampe jashtë Unionin, një skemë e ngjashme me planin Rama-Meloni në Gjadër.

Mediat europiane i referohen një takimi jozyrtar  te Komisionit Europian në Varshavë me date 30 janar. Sipas dokumenteve të paraqitura në këtë takim thuhet se BE synon të përfshijë krijimin e ‘qendrave të kthimit’ jashtë kufijve të saj, ku emigrantët do presin në këto kampe në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil dhe në rast refuzimi do duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, shkruan A2 CNN.

Një pikë kjo që parashikohet edhe në marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët, të cilët vendosen në Gjadër në pritje të kërkesave për azil. Por kjo tentative e Melonit ka dështuar deri më tani, duke i kthyer emigrantet pas, pasi gjykata në Romë e konsideron shkelje të të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos