Në më pak se dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar pasditen e sotme takimin me shqiptarët në Kretë, duke iu rikthyer turit të takimeve me diasporën.
Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë njofton se ky takim do të zhvillohet në 29 mars në Kretë. Duke iu referuar numrave në fletën e votimit, ku Partia Socialiste ka numrin 5 dhe koalicioni “PD-aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka numrin 1, Rama thekson se fitorja për Shqipërinë 2030, do të jetë e thellë.
“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa
Unë: Normal, 5 me 1
Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë
29 MARS NË KRETË”, shkruan kreu i qeverisë.
(A2 Televizion)