Ish-kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e përmendi gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Elbasan.
Rama tha se Lulzim Basha ka lindur me këmishë nate dhe sipas tij, gjumi e do aq shumë sa e mban për vete.
“Basha është një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate”, tha Rama nga Elbasani.
Ndërkohë Basha përmes një video të realizuar në makinën e tij, me këngën e reperit Unikkatil në sfond, i ka thënë Ramës se i ka shokët të veshur me këmishë burgu, shkruan A2 CNN.
Me ironi ai i kërkon Ramës të mos qajë dhe i thotë se 7 x 7 bëjnë 313 (burgu në Tiranë ku qëndrojnë disa politikanë të lartë të arrestuar).
“Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë? Me ça këmishe, me këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame? Ça këmishe ka veshur Lali Eri? Po Ilir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar deri tani ë? Hajde Rame, këmishë vija vija shokëve. 7x7 bëjnë 313”, është shprehur Basha. (A2 Televizion)