Rama: Për herë të parë, vota e shqiptarëve ka peshë gjeopolitike

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 08:52 | Politikë

Rama: Për herë të parë, vota e shqiptarëve ka

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri kanë peshë gjeopolitike për herë të parë në histori.

“Në 11 maj, çdo shqiptar dhe shqiptare duhet të shkojë të votojë për mos të humbur asnjë sekond nga integrimi për në BE. Duhet që mos të krijojmë hije, se shqiptarët janë të lëkundur dhe nuk ka një shumicë të cilësuar. Është hera e parë e këtij procesi kur Shqipëria është e përputhur me vullnetin pozitiv të BE-së”, deklaroi Rama, shkruan A2.

“Është hapur një dritare mundësie dhe për herë të parë vota e shqiptarëve është një votë me peshë gjeopolitike. Aq më tepër në një botë që po lëkundet nga kërcënimet për mbrojtjen. Ne na duhet unitet dhe bashkim. Të gjitha të tjerat janë kokrra hini. Kjo dritare mundësie është e përputhur me Bashkimin Europian, është një dritare mundësie që mund të mbyllet dhe mund të shojmë tek avazi e do dalin muhabetet jo Hollanda, jo Franca… Kemi një kalendar që është ambicioz në raport me integrimin”, shtoi kreu i qeverisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos