Rama premton “bonusin e madh” për pensionistët në fund të vitit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2024, 11:09 | Politikë

Rama premton “bonusin e madh” për pensionistët në

Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit këtë të mërkurë, aty ku vazhdoi turin e tij të takimeve me pensionistët, ku diskutoi mbi skemën e re të pensioneve.

Ai u premtoi pensionistëve që do të ketë rritje të pensioneve pasi bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve dhe për këtë tha se do të ketë një aksion si ai i energjisë elektrike, shkruan A2.

Ndërkohë, ai premtoi se duke nisur nga ky fundvit, do të ketë një bonus të madh.

“Çdo biznesmen që shmang deklarimin real të pagës, vjedh nga një pensionist. Me këtë ne do të arrijmë të kemi një kapacitet që të rrisim edhe pensionit. Përveç bonusit të fundvitit, i cili këtë vit do të jetë një bonus i madh dhe do të jetë aty çdo vit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama siguroi pensionistët se rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave nuk ka asnjë ndikim në rritjen e pensioneve.

“Pavarësisht se disa deputetë e kanë bërë zhele figurën e deputetit, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi dhe në fund të ditës pagat për Kuvendin e Shqipërisë, janë paga për Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se ç’mund të themi për disa deputetë”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos