
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës së sotme të opozitës, raporton A2 CNN.
"Shqipëria 3 orë në duart e opozitës. Narko-regjimi dridhet. Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që me drejtimin, përkushtimin, organizimin, guximin që dëshmuat në këtë betejë të mosbindjes civile të opozitës kundër narko-regjimit dhe për suksesin e plotë që u arrit. Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por deshtoi. Ju qëndrestare të pamposhtur, përmbushët misionin tuaj. Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë! Fitore", shkruan Sali Berisha në Facebook. (A2 Televizion)