Rama: Prindërit e paragjykojnë arsimin profesional, por ai ofron mundësi më të lehta punësimi

Nga A2 CNN
21 Shtator 2024, 10:12 | Politikë

Rama: Prindërit e paragjykojnë arsimin profesional, por ai ofron

Kryeministri Edi Rama, në podcast-in e tij, ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi se nxënësit duhet të inkurajohen ta ndjekin atë, pasi ofron mundësi më të lehta punësimi.

Kreu i qeverisë theksoi se arsimi profesional është një nga faktorët kyç që kontribuon në suksesin e shumë vendeve si Gjermania, Zvicra dhe Austria, shkruan A2.

“Arsimi profesional është baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë. Por është i paragjykuar nga shumë prindër që mendojnë se ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsimin e përgjithshëm. Sot, nxënësit e arsimit profesional punësohen më lehtë, është gjynah që të mos ketë më shumë shtysë drejt arsimit profesional. Shumë njerëz kanë idenë që kur shkon në shkollë profesionale, mësimi mbetet aq. Por, kush kalon nga arsimi profesional, ka fituar ndërkohë edhe një informacion dhe aftësi për një zanat. Brenda universitetit ka edhe zanatin, mund të punojë ndërkohë me zanatin dhe fiton të ardhura", u shpreh Rama.

"Jo si një student që shkon dhe punon kamerier. Është një zanat i kërkuar me trajnim, jo më thjesht hajde futu”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos