Rama promovon “shtëpinë” e Berishës, lideri i opozitës ikën me pushime, PD ‘mbyll dyert’

Nga Anesti Barjamemaj
15 Gusht 2025, 15:40 | Politikë

Selinë e Partisë Demokratike e ka pushtuar heshtja. Ditët e nxehta të gushtit, kreu i opozitës zgjodhi t’i kalonte në freskinë e maleve. Largimi i Sali Berishës për një pushim të shkurtër në Bjeshkët e Kosovës, ka prishur rutinën e krijuar prej disa muajsh ku nga kjo godinë jepeshim mesazhet politike prej tij.

Qetësia mbizotëron në oborrin dhe korridoret e Partisë Demokratike. Të paktë janë ata që hyjnë e dalin nga godina blu.  

Vetë lideri i opozitës u kujdes që të dokumentonte vizitën e tij në Bjeshkët e Kosovës, duke publikuar disa fotografi. Berisha shihet i shoqëruar me disa ish-politikanë gjermanë, mes tyre Elmar Bruk dhe deputetin e Bundestagut, shkruan A2 CNN.

“24 orët që kaluan ishin një udhëtim në rininë time. Pas një ndalese të shkurtër dhe takimit me miqtë e përbashkët gjermanë, deputetin e Bundestagut Peter Beyer, politikanin e shquar Elmar Brock, ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë gjeneralin Bühler, si dhe gazetarë e biznesmenë gjermanë, u nisëm për në zemër të bjeshkëve të Istogut, në Lugun e Butë”, tha Berisha.

E teksa Sali Berisha ndodhej në Istog të Kosovës, kreu i qeverisë në Facebook promovonte bukuritë e vendlindjes së kundërshtarit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos