Rama: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre, 6 helikopterë po operojnë në veri

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 13:15 | Politikë

Rama: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre, 6 helikopterë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shprehet se vazhdon angazhimi maksimal për shuarjen e zjarreve në vend.

Kreu i qeverisë ka postuar video nga operacionet që po kryhen në vatrat në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë, shkruan A2.

“Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë”, ka shkruar kryeministri.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos