“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Nga Ervin Koçi
14 Gusht 2025, 15:07 | Politikë

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te bagëtitë për banorët e prekur nga zjarret e ditëve të fundit.

“E thashë, kompensim të plotë kush ka humbur shtëpinë, kush ka dëme do të kompensohet. Në këtë pikë unë jam shalqi me provë.”

Dëmet nga zjarret ishin të mëdha dhe i tillë angazhimi i strukturave shtetërore për t’i bërë ballë kësaj emergjence. Por kritika se vendi nuk ka struktura për të përballuar të tilla situata, duket se nuk i pëlqen ta dëgjojë. 

Zjarret në Shqipëri nuk janë nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut, për të cilën Edi Rama zgjidhi të jepte kritikën e radhës ndaj gjyqtarëve për dënimet që kanë dhënë për piromanët e dërguar përpara drejtësisë.

“Ligji është i fortë që tani për ata që vënë zjarret, por gjyqtarët janë me pushime. Ne do të shohim se çfarë do të bëjmë edhe në këtë drejtim.”

Zjarret e ditëve të fundit u shtrinë nga veriu në jug, por situata më problematike u bë në Gramsh e Delvinë ku u shkatërruan disa fshatra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos