Rama shpërthen në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 16:23 | Politikë

Rama shpërthen në Londër: Politikanët britanikë ta

Kryeministri Edi Rama shpërtheu kundër politikanëve britanikë, duke u thënë “që të mbyllin atë dreq goje” kur flasin për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton A2 CNN.

“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe sot është ambasador. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira”, tha Rama në fjalën e tij në në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian.

“Sepse shqiptarët po punojnë fort dhe janë krenar që janë pjesë e këtij komuniteti. Kështu që kushdo që i prek duhet të ta mbyllë atë dreq goje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos