Rama: Shtimi me 50 mijë anëtarë të rinj i arritshëm, PS e vetmja alternativë qeverisëse

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 10:13 | Politikë

Edi Rama, duke folur në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, u shpreh se shtimi i anëtarësisë së partisë me 50 mijë anëtarë të rinj, nuk është një shifër e paarritshme.

Në një dalje për mediat nga selia rozë, ai thuri lavde për partinë që drejton duke thënë se është e vetmja forcë politike që është një alternativë qeverisëse.

“Objektivi 50 mijë anëtarë të rinj është i arritshëm. Duhet të përcjellim mesazhin te shqiptarët që e kanë votuar ose jo PS-së që është e domosdoshme të fuqizojmë PS-ja sepse është e vetmja forcë që ka alternativë qeverisëse, aftësi dhe përgjegjësi reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë është që Shqipëria 2030 të ngjitet në atë majë pa kthim pas dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëria për të qenë anëtar të BE-së”, tha Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos