Zgjedhjet në Kosovë, publikohen rezultatet e EXIT POLL-it të parë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 19:26 | Politikë

Në orën 19:00 u mbyll procesi i votimit në Kosovë, ndërsa pak minuta më pas, Gazetari i A2 CNN, Tomorr Avdia, raporton nga Prishtina se janë publikuar të dhënat e EXIT POLL-it të Klan Kosovës. 

Lëvizja Vetëvendosje 38.2%

Partia Demokratike e Kosovës  22.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 20.1%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.6%

Gazetari bën më tej edhe një krahasim me EXIT POLL-in e parë të dalë pas zgjedhjeve të 4 viteve më parë, duke thënë se në atë kohë Vetëvendosje parashikohej se do të merrte rreth 48% të votave.

Ndërkohë, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës  21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Ndërkohë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja ka qenë 40.04 përqind, 789,172 persona hodhën votën në kuti. Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha. Prokurorja e Shtetit në Kosovës, Laura Pula njofton se autoritetet kanë ndaluar gjashtë persona ditën e sotme për veprime të jashtëligjshme në procesin zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos