Rama tregon se si pastroi Lanën nga kioskat: Kam bërë korrupsion, thirra ndërtuesit dhe...

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 17:43 | Politikë

Rama tregon se si pastroi Lanën nga kioskat: Kam bërë korrupsion,

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si u zhvillua pastrimi i bregut të lumit të Lanës në kryeqytet nga kioskat, duke iu referuar kohës kur ai ishte kryebashkiak. 

Ai tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për mënyrën që zgjodhi në atë kohë, shkruan A2.

“Kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe u kam thënë: ore, keni dhënë ndonjë lek për lejet e ndërtimit? Ata shikonin dhe thonin si është puna… Ke dhënë ti? Jo. Ti? Jo. Po mirë, më dini budalla mua i thashë unë, që merrni leje ju dhe nuk jepni gjë. Ka ardhur tani koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Tiranës me copa, u thashë merrni buldozerët tuaj, prishini, pastrojini ose ndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. E kam bërë këtë dhe nuk e kam bërë një herë, e kam bërë shumë herë. Ata që dje shikonin përqindje për leje ndërtimi unë u thashë “nuk ka bir k… dhe as bir nëne të dalë të thotë që më ka dhënë lekë mua…”, deklaroi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos